Kapitulli: 751. A mund të shkojë mutekifi për ndonjë nevojë te dera e xhamisë?
982.
Ali Ibn Husejn r.a. tregon se Safija, bashkëshorte e Pejgamberit a.s., i ka treguar atij se ajo ka shkuar për të vizituar të Dërguarin e Allahut a.s. në xhami, kur ai ka qenë në itikafnë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ajo foli pak me të, pastaj u ngrit të kthehet në shtëpi. Edhe Pejgamberi a.s. u ngrit dhe e shoqëroi atë deri te porta e xhamisë përballë derës së Umm Selemas, kur dy burra nga ensarët kaluan andej dhe e përshëndetën të Dërguarin e Allahut a.s.. Ai a.s. u foli: "Ngadalë! (Mos u nxitoni!) Ajo është (bashkëshortja ime), Safija bint Hujej!" Ata të dy thanë: "Subhan-Allah (Lavdi i qoftë Allahut! Si mund të guxojmë të mendojmë ndonjë ligësi), o i Dërguari i Allahut!" Ata e ndjenë këtë (dhe sikur u rënduan). Pejgamberi a.s. u tha: "Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut ashtu si gjaku. Pata frikë se mos shejtani do t'ju shtie ndonjë mendim të lig në zemrat (e mendjet) tuaja." (2035)
|