Kapitulli: 754. Gjërat e ligjshme dhe të paligjshme janë të përcaktuara qartë dhe ndërmjet tyre ka gjëra të dyshimta e të paqarta
985.
Nuëman Ibn Beshiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Edhe gjërat e ligjshme (hallaU), edhe gjërat e paligjshme (haram) janë të përcaktuara qartë por ndërmjet tyre ka edhe çështje të dyshimta e të paqarta. Kësisoj, kushdo që u largohet këtyre çështjeve të dyshimta e të paqarta, që të mos bjerë në gjynah, sigurisht që do të mënjanojë çfarë është e përcaktuar qartë si e paligjshme dhe kushdo që merr guximin dhe dëshirohet në këto (çështje të dyshimta e të paqarta), është shumë i prirur që të bëjë edhe çfarë është e përcaktuar qartë si e paligjshme. (Vini re!) Gjynahet janë hima-ja (kullota private) e Allahut dhe kushdo që i kullot dhentë afër saj, është shumë i prirur të hyjë (t7i hyjnë delet) në të çdo çast." (2051)
|