Kapitulli: 755. Shpjegimi i gjërave të dyshimta
986.
Aishja r.a. tregon: "Utba Ibn Ebi Vekkasi r.a. mori besë të fortë nga vëllai i tij Saadi që të marrë djalin e robëreshës së Zamëas në shërbim të tij, pasi ai ishte biri i tij (i Utbas). Vitin e Çlirimit të Mekës, Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. e mori atë djalë dhe tha se është djali i vëllait të tij dhe se vëllai i tij kishte marrë besë të fortë prej tij për këtë çështje. Abd Ibn Zamëa u ngrit dhe tha: "Ai është vëllai im dhe biri i robëreshës së babait tim dhe ka lindur në shtratin e babait tim." Pas kësaj ata të dy shkuan te Pejgamberi a.s.. Saadi tha: "O i Dërguari i Allahut (a.s.)! Ai është djali i vëllait tim dhe ai më ka marrë besën se unë do ta marr atë." Abd Ibn Zamëa tha: "(Ai është) vëllai im dhe fëmija e robëreshës së babait tim, sepse ka lindur në shtratin e babait tim." I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Djali është i yti, o Abd Ibn Zamëa." Pastaj Pejgamberi a.s. shtoi: "Djali i takon shtratit ku lind (burrit në krevatin e të cilit ka lindur) dhe gurët për atë që ka bërë marrëdhënie., imorale (imorali gurëzohet deri në vdekje)." Pastaj Pejgamberi a.s. i tha bashkëshortes së vet, Seuda bint Zamëas, që të mbulohej prej atij djali, nga ngjashmëria që ai vuri re se ai djalë kishte me Utban, kështu që ai nuk e pa më Seudan derisa ai vdiq." (2053)
|