Kapitulli: 76. Çfarë thuhet në lidhje me turpin në nxënien e dijes së fesë
106.
Umrn Selemah r.a. tregon: "Njëherë Umm Suleimi shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: "Sigurisht që Allahu nuk ka turp nga e vërteta. A e ka detyrë gruaja të marrë gitsl kur ka orgazëm në ëndërr?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po, nëse sheh që është lagur." Umm Selemah pastaj mbuloi fytyrën dhe pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Vallë, edhe gruaja sekreton?" Ai a.s. i tha: "Po, paç dorën e djathtë në dhe! Me çfarë tjetër i ngjan fëmija nënës së vet?!" (130)
|