Kapitulli: 761. Pejgamberi a.s. bleu (drithë) në mirëbesim
992.
Katada tregon se Enesi r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. me një copë buke të lyer me gjalpë. Pejgamberi a.s. i kishte lënë peng parzmoren një çifuti në Medine dhe kishte marrë prej tij pak elb për familjen e vet. Enesi e dëgjoi atë të thotë: "Shtëpia e Muhamedit (a.s.) nuk ka asnjë sa' grurë a drithë për darkë edhe pse ai ka nëntë gra për t'u kujdesur." (2069)
|