1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 771. Shitja e kafshëve dhe e gomarëve
›  1002 Xhabiri r.a. tregon: ''Isha me Pejgamberin a.s. në një fushatë ushtarake, kur deveja ime filloi të ecë ngadalë dhe e lodhur shumë. Vjen Pejgamberi a.s. tek unë dhe më thotë: "O Xhabir!" I përgjigjem: "Po (urdhëro)!" Më pyeti: "Ç'të ka ndodhur?,/ I thashë se deveja ime ecën ngadalë dhe është e lodhur, kështu që kam mbetur mbrapa." Kështu ai zbriti dhe e ngacmoi devenë me shkopin e vet dhe pastaj më tha që t'i hipja asaj. I hipa dhe fillova ta ngas, kur ajo u bë aq e shpejtë, sa më duhej ta mbaja (për freri) që të mos i dilte përpara të Dërguarit të Allahut a.s.. Pastaj më pyeti: "A je martuar?" I thashë që po. Më pyeti (përsëri): "Të virgjër apo grua të martuar më parë?" I thashë se isha martuar me një grua të martuar më parë. Më tha: "Pse nuk je martuar me një të virgjër që të lozje me të dhe të lozte me ty?" I thashë se kisha motra të vogla dhe desha që të martohem me një grua që t'i mblidhte ato bashkë e t'ua krihte flokët dhe të kujdesej për to. Pejgamberi a.s. më tha: "Je nisur dhe do të mbërrish kështu që kur të arrish, të këshilloj të shoqërohesh me gruan tënde (që të mund t'u lindë një djalë i mençur)." Pastaj më pyeti: "A do ta shesësh devenë tënde?" I thashë që po dhe ai a.s. e bleu për një nkije flori. I Dërguari i Allahut a.s. arriti përpara meje, ndërsa unë arrita në mëngjes. Kur shkova në xhami, e gjeta te dera e xhamisë. Ai a.s. më pyeti: "A tani mbërrite?" I thashë që po. Më tha: "Lëre devenë dhe hyr në xhami e fal dy rekate namaz." Kështu pra, hyra në xhami dhe u fala. Ai a.s. i tha Bilalit të peshojë dhe të më japë një nkija flori dhe Bilali ma peshoi shumë saktë e drejt dhe u largova. Pejgamberi a.s. çoi e më thirri. Mendova se tani do të më kthente devenë time të cilën e urreja më shumë se çdo gjë tjetër, por ai a.s. më tha: "Merre devenë tënde dhe mbaje edhe vlerën e saj." (2097)
URL: