Kapitulli: 772. Blerja e devesë me sëmundjen e etjes
1003.
Ibn Umeri r.a. tregon se ai bleu një deve që vuante nga një sëmundje që shkakton etje të madhe e të pashuar nga një burrë, i cili kishte edhe një ortak tjetër në tregti. Ortaku vjen tek unë (Ibn Umeri) dhe më thotë: "Ortaku im të ka shitur një deve, që vuan nga sëmundja e etjes, ndërsa nuk të ka njohur." (Ibn Umeri) i tha atij që ta marrë atë prapë. Kur ai shkoi ta marrë atë, Ibn Umeri i tha: "Lëre, sepse jam i kënaqur me gjykimin e të Dërguarit të Allahut a.s., se nuk ka adva (asnjë sëmundje ngjitëse nuk mund të kalojë tek të tjerët pa lejen e Allahut)" (2099)
|