Kapitulli: 773. Përmendja e atij që nxjerr gjakun e keq me kupa
1004.
Enesi r.a. tregon se Ebu Taiba i hodhi kupa të Dërguarit të Allahut a.s., kështu që ai urdhëroi që ta paguanin atë me një sa hurma dhe i urdhëroi pronarët e tij t'ia pakësonin atij detyrimin, (sepse ai ishte skllav dhe duhet tru paguante atyre taksë). (2102)
1005.
Ibn Abbasi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. nxori gjakun e keq dhe e pagoi mjekun që ia hodhi kupat. Po të kishte qenë kjo gjë e palejueshme, Pejgamberi a.s. nuk do ta kishte paguar atë. (2103)
|