Kapitulli: 775. Kush blen diçka dhe ia dhuron atë dikujt tjetër në çast pa u larguar nga shitësi
1007.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. në një udhëtim. Unë po ngisja një deve të prapë të Umerit dhe nuk po mundesha ta shaloj. Kështu, ajo gjithnjë do të dilte para grupit, ndërsa Umeri e mbante dhe e kthente prapa. Përsëri ajo doli përpara, dhe përsëri Umeri e ktheu prapa. Pejgamberi a.s. i kërkoi Umerit që t'ia shiste atij atë deve. Umeri i tha: "Është e jotja, o i Dërguari i Allahut!" (Por) ai a.s. i tha që t'ia shiste (dhe jo t'ia bënte dhuratë). Kështu Umeri ia shiti atë të Dërguarit të Allahut a.s., pastaj ai a.s. i tha Abdullah Ibn Umerit: "Ajo deve është e jotja (si dhuratë prej meje), o Abdullah Ibn Umer dhe bëj ç'të duash me të." (2115)
|