Kapitulli: 778. Është e papëlqyer ngritja e zërit në treg
1013.
Ata Ibn Jesari tregon: "E takova Abdullah Ibn Amr Ibn Aasin dhe i kërkova: "Më tregon përshkrimin e të Dërguarit të Allahut a.s. që përmendet në Teurat." Ai u përgjigj: "Po. (Betohem) për Allahun! Ai përshkruhet në Teurat me disa nga cilësitë të cilat i janë dhënë atij edhe në Kuran të tilla si: 'O Pejgamber! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar (për Fenë e Vërtetë të Allahut), dhe si përgëzues të besimtarëve të përkushtuar, dhe paralajmërues për mosbesimtarët, dhe mbrojtës për analfabetët. Ti je robi Im, i Dërguari Im dhe të kam emëruar "I Mbështeturi (tek Allahu)". Ti nuk je as i pasjellshëm, as i ashpër, as bën zhurmë nëpër tregje dhe ti nuk u bën keq atyre që të bëjnë keq ty, por sillesh ndaj tyre me ndjesë e shpirtmirësi. Allahu nuk do ta lërë të vdesë atë (të Dërguarin a.s.), derisa ai të drejtojë njerëzit e kërrusur, duke i bërë ata të thonë: 'Laa ilalie il-lAllah', (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut), me anë të së cilës do të hapen 'sytë e verbuar, veshët e shurdhuar dhe zemrat e mbyllura,.,/ (2125)
|