Kapitulli: 782. Ç'thuhet për shitjen e ushqimeve dhe ruajtjen e tyre
1017.
Ibn Umeri r.a. tregon: "I kam parë të ndëshkohen në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. ata që i blinin ushqimet pa peshuar dhe që i shisnin para se tri çonin në shtëpitë e tyre." (2131)
1018.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut e ka ndaluar shitjen e ushqimit para se të peshohet dhe të kalojë plotësisht në dorë të tij. E pyetën Ibn Abbasin: "Si është kjo?" Ibn Abbasi u përgjigj: "Kjo është njësoj si të shesësh para për para, pasi ushqimi nuk i është dorëzuar blerësit të parë, i cili tashmë u bë shitës i tij." (2132)
1019.
Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Bërja trambë (shkëmbimi) e floririt me flori është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe gruri me grurë është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe hurmat me hurma është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe elbi me elb është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë." (2134)
|