Kapitulli: 783. Shitësi nuk duhet të nxisë dikë (në një shitje të lirë) ta prishë një marrëveshje shitblerje për të cilën dikush është pajtuar me një shitës tjetër, me qëllim që ai t'i shesë atij mallin e vet
1020.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar: që një qytetar të shesë mall në emër të një fshatari; edhe shitjen nexhsh; edhe një shitës nuk duhet të nxisë dikë i cili ka blerë diçka ta kthejë atë për t'i blerë mallin e vet; nuk duhet kërkuar edhe dora e një vajze që është fejuar me dikë tjetër; edhe një grua nuk duhet të nxisë një grua tjetër që të ndahet nga burri për t'i zënë asaj vendin." (2140)
|