Kapitulli: 794. Shitja e dinarit me dinar veresie
1031.
Ebu Said Hudriu r.a. thotë: "(Është i lejueshëm) këmbimi i dinarit me dinar dhe i dirhemit me dirhem." Ebu Salih (treguesi i dytë i hadithit) i thotë: "Ibn Abbasi nuk thotë kështu." Ebu Said Hudriu i thotë Ibn Abbasit r.a.: " A e ke dëgjuar këtë nga Pejgamberi a.s. apo mos e ke gjetur në Librin e Allahut të Lartë?" Ibn Abbasi i thotë: "Nuk them asgjë të tillë dhe ju e njihni të Dër.guarin e Allahut a.s. më mirë sesa unë, por më mjafton Usama se Pejgamberi a.s. ka thënë: 'Nuk ka fajde (në ndërrimin e parave), përveçse kur këmbimi nuk bëhet dorë më dorë (në çast)." (2178,2179)
|