Kapitulli: 798. Shitja e frutave para se të duken qartë cilësitë dhe vlerat e tyre (se nuk i dëmton më asgjë si sëmundje, kalbje etj.)
1036.
Zejd Ibn Thabit r.a. tregon se në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. njerëzit bënin tregti me fruta. Kur i prisnin vilet e hurmave dhe blerësit vinin të kërkonin porositë e tyre, shitësit u thoshin: "Hurmat e mia u kalbën, u ka rënë sëmundje, kanë rënë përtokë para se të piqen." Kësisoj do të vazhdonin të ankoheshin për të metat e prodhimeve të shitura, kështu që i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Mos i shisni frutat para se të duken qartë cilësitë dhe vlerat e tyre (që nuk i prek më asnjë dëmtim si sëmundje, kalbje etj.)" duke i këshilluar pasi ata u grinden shumë. (Harixha Ibn Zejd tregon se Zejdi nuk i shiste frutat e tokës së tij derisa të dukej Plejada dhe mund të dalloheshin frutat e verdha të papjekura nga të kuqet e pjekura). (2193)
1037.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgam- beri a.s. e ka ndaluar shitjen e frutave (hurmave), derisa ato të skuqen, ose të zverdhen dhe që mund të hahen. (2196)
|