Kapitulli: 804. Blerja e skllavit nga armiku në luftë pastaj dhënia e tij dikujt si dhuratë dhe lirimi i tij
1043.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Pejgamberi Ibrahim a.s. doli për udhë me (të shoqen e tij) Sara dhe hyri në një qytet në të cilin ishte një nga mbretërit e shumtë ose një nga tiranët e shumtë. Atij (mbretit) i thanë se Ibrahimi ka ardhur në qytet i shoqëruar me një grua shumë të bukur. Kështu mbreti çoi të dërguar tek Ibrahimi dhe e pyeti: 'O Ibrahim! Kush është ajo grua me ty?' Ibrahimi iu përgjigj: 'Ajo është motra ime (d.m.th. motra në fe sepse të dy ishin muslimanë)/ Pastaj Ibrahimi iu kthye asaj dhe i tha: 'Mos e kundërshto fjalën time, sepse u thashë që ti je motra ime. Për Allah! Nuk ka besimtarë të vërtetë në tokë përveç teje dhe meje/ Pastaj Ibrahimi e çoi atë tek mbreti. Kur mbreti i shkoi asaj, ajo u ngrit dhe mori avdes, u fal dhe tha: 'O Allah! Në qoftë se unë të kam besuar Ty dhe të Dërguarin Tënd dhe e kam ruajtur veten nga kushdo tjetër përveç bashkëshortit tim, atëherë të lutem mos e lejo këtë mosbesimtar të më mposhtë mua/ Nga kjo mbreti ra pa ndjenja (ose sikur i ra sëmundja e tokës) dhe filloi të lëvizë këmbët. Duke parë gjendjen e mbretit, Sara tha: 'O Allah! Nëse ai do të vdesë njerëzit do të thonë se e kam vrarë unë atë/ Mbreti e rimori fuqinë dhe bëri drejt asaj, por ajo u ngrit përsëri dhe mori avdes, u fal dhe tha: 'O Allah! Në qoftë se unë të kam besuar Ty dhe të Dërguarin Tënd dhe e kam ruajtur veten nga kushdo tjetër përveç bashkëshortit tim, atëherë të lutem mos e lejo këtë mosbesimtar të më mposhtë mua/ Mbreti ra përsëri pa ndjenja (ose sikur i ra sëmundja e tokës) dhe filloi të lëvizë këmbët. Duke e parë mbretin në atë gjendje Sara tha: 'O Allah! Nëse ai do të vdesë, njerëzit do të thonë se e kam vrarë unë/ Mbreti pësoi dy a tri goditje dhe, pasi e mori veten nga goditja e fundit, tha: 'Për Allah! Ju më keni sjellë mua një shejtan! Çojani atë Ibrahimit dhe i jepni asaj Haxhiren/ Kështu ajo u kthye tek Ibrahimi dhe tha: 'Allahu e poshtëroi mosbesimtarin dhe na dha një robëreshë për shërbyese/" (2217)
|