Kapitulli: 805. Vrasja e derrave
1044.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Padyshim që biri i Merjemes (Isai a.s.)shpejt do të zbresë mes jush, popullit (musliman), dhe do të gjykojë njerëzit me drejtësi me Ligjin e Kuranit (si udhëheqës i drejtë), do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të heqë xhizjen. Do të ketë bollëk parash dhe askush nuk do të pranojë të marrë lëmoshë." (2222)
|