Kapitulli: 806. Shitja e figurave të sendeve dhe çfarë urrehet nga kjo
1045.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i vjen një burrë dhe i thotë: "O Ibn Abbas! Unë jam një njeri. Jetesa ime është nga puna e duarve të mia dhe bëj këto figura." Ibn Abbasi i thotë: "Do të të tregoj vetëm ç'kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s.. E kam dëgjuar atë të thotë: 'Kush bën një figurë (qenieje të gjallë) do të ndëshkohet nga Allahu për t'i dhënë asaj shpirt, por ai kurrë nuk do të mundet që t'i japë jetë asaj'." Duke dëgjuar këtë piktori psherëtiu thellë dhe iu zverdh fytyra. Ibn Abbasi i tha: "Sa keq! Në qoftë se do të bësh përsëri figura, unë të këshilloj të bësh figura pemësh dhe objektesh të tjera të pajeta e pa shpirt." (2225)
|