Kapitulli: 807. Gjynahu i atij që shet (me vetëdije) një njeri të lirë (për skllav)
1046.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu i Lartë thotë: 'Unë do të jem kundër tri (lloje të) njerëzve Ditën e Kiametit: 1. Kundër atij që bën një marrëveshje në Emrin Tim, por tradhton, 2. Kundër atij që shet një njeri të lirë (si rob) dhe ha çmimin e tij dhe 3. Kundër atij që merr në punë një punëtor, i cili i kryen gjithë punën e ngarkuar, por nuk ia paguan atij hakun/" (2227)
|