Kapitulli: 821. Është i lejueshëm kalimi i borxhit të një të vdekuri dikujt tjetër
1061.
Selema Ibn Ekva tregon: "Një herë ishim ulur në shoqëri të Pejgamberit a.s., kur sjellin një të vdekur dhe i kërkojnë Pejgamberit a.s. që të falte namazin e kësaj xhenazeje. Ai a.s. pyeti: "A ka borxhe?" I thanë që s'ka. Pyeti përsëri: "A ka lënë ndonjë pasuri?" I thanë që jo. Kështu, ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të vdekur tjetër dhe i kërkuan të Dërguarit të Allahut a.s. që t'i falte xhenazen. Pejgamberi a.s. pyeti: "A ka borxh?" I thanë që po. Pyeti: "A ka lënë pasuri?" I thanë se ka lënë tre dinarë. Kështu ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të tretë dhe njerëzit i kërkuan Pejgamberit a.s. që t'i falte namazin e xhenazes. Ai a.s. pyeti: " A ka lënë ndonjë pasuri?" I thanë që jo. Pyeti: "A ka ndonjë borxh?" I thanë se i kishte borxh tre dinarë. Ai a.s. (nuk pranoi t'i falë namazin dhe) tha: "Falennamazin e xhenazes së shokut tuaj të vdekur." Ebu Katada tha: "O i Dërguari i Allahut! Na e fal namazin e xhenazes së tij dhe unë do të paguaj borxhin e tij." Kështu ai a.s. priu në faljen e namazit të kësaj xhenazeje. (2289)
|