Kapitulli: 823. Ai që merr përsipër të shlyejë borxhet e të vdekurit, nuk duhet të ndërrojë mendje
1063.
Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. më tha: "Kur të vijnë paratë e Bahrejnit do të të jap ty kaq e aq para". Por paratë e Bahrejnit erdhën vetëm pasi Allahu ai mori atij shpirtin. Kur erdhën paratë e Bahrejnit, Ebu Bekri nxori një thirrës e shpalli: "Kujt i ka pas premtuar Pejgamberi a.s., duhet të vijë këtu." Kështu, unë shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë se Pejgamberi a.s. më pati premtuar kështu e kështu. Ai më dha një grusht monedhash e më tha që t'i numëroja. Kur i numërova më dolën pesëqind. Ebu Bekri më tha: "Merr edhe dy herë aq." (2296)
|