Kapitulli: 826. Të ngarkosh dikë për të shlyer borxhet
1066.
Ebu Hurejra r.a. tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi a.s. për t'i kërkuar borxhet dhe u soll ashpër me të. Shokët e Pejgamberit a.s. deshën ta ndëshkojnë atë, por i Dërguari i Allahut a.s. u tha: "Lëreni pasi huadhënësi (ai që ka të drejtë) ka të drejtën e fjalës", pastaj shtoi: "Jepini atij një deve të asaj moshe sa edhe deveja e vet." Njerëzit i thanë: "O i Dërguari i Allahut! Ka vetëm një deve që është më e madhe në moshë dhe më i mirë se e tija." Ndërsa ai a.s. tha: "Jepjani atij, pasi, më i miri prej jush është ai që ua kthen të drejtat të tjerëve bujarisht e hijshëm." (2306)
|