Kapitulli: 828. Në qoftë se dikush çon ndonjë përfaqësues i cili le diçka dhe pronari e pranon një veprim të tillë, atëherë është e lejuar kjo gjë
1068.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut më caktoi të ruaj sadakatë e fitrit të Ramazanit. Aty erdhi dikush dhe filloi të mbushë duart me ushqime (pa u ndier). E kapa dhe i thashë: "Për Allah! Do të të çoj tek i Dërguari i Allahut a.s." Ai më tha: "Jam një nevojtar dhe kam edhe shumë të tjerë për të mbajtur dhe jam shumë ngushtë." Kështu e lëshova. Kur (të nesërmen) në mëngjes i Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: "Çfarë bëri dje i kapuri yt?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ai m'u ankua se ishte shumë nevojtar dhe se kishte shumë frymë për të ushqyer, kështu që më erdhi keq për të dhe e lashë të ikë." I Dërguari i Allahut a.s. më tha: "Sigurisht që të ka gënjyer dhe do të të vijë përsëri." E besova se ai do të kthehej ashtu siç më tha i Dërguari i Allahut a.s. se do të vijë përsëri, kështu që e prita me shumë vëmendje. Ai erdhi dhe filloi të mbushë duart me ushqime. Unë e kapa përsëri dhe i thashë: "Tani vërtet që do të të çoj tek i Dërguari i Allahut." Më tha: "Më lër të iki se jam shumë nevojtar dhe kam shumë të tjerë për të mbajtur. Të premtoj se nuk do të kthehem më." Kështu, më erdhi keq dhe e lashë të shkojë. Në mbrëmje i Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: "Çfarë bëri i kapuri yt?" Iu përgjigja: "O i Dërguari i Allahut! Ai m'u qa si shumë nevojtar dhe se kishte edhe shumë të tjerë për të ushqyer, kështu që më erdhi keq dhe e lashë të lirë." I Dërguari i Allahut a.s. më tha: "Në të vërtetë, të ka thënë gënjeshtër dhe do të të vijë përsëri." Kështu, për të tretën herë e prita me shumë kujdes dhe, kur erdhi e filloi të mbushë duart duke vjedhur ushqime, e kapa dhe i thashë: "Tani pa dyshim që do të çojë tek i Dërguari i Allahut a.sv pasi është hera e tretë që më premton se nuk do të kthehesh përsëri, por prapëseprapë e thyen premtimin dhe vjen përsëri." Ai tha: "(Më fal dhe) do të të mësoj disa fjalë me të cilat Allahu do të sjellë shumë dobi." E pyeta: "Ç'fjalë janë ato?" Ai më tha: "Sa herë që të biesh të flesh këndo ajetin Knrsij - Allalui la ilahe il-la huvel-Haj-jul-Kaj-jnni - deri në fund. (Nëse e bën këtë gjë) Allahu do të të caktojë një roje i cili do të rrijë me ty dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim." Kështu pra, e lirova përsëri. Në mëngjes i Dërguari i Allahut a.s. më pyeti përsëri: "Çfarë bëri i kapuri yt dje?" Iu përgjigja: "Ai më premtoi se do të më mësonte disa fjalë, me të cilat Allahu do të më sillte shumë përfitime, kështu që e lashë të lirë." I Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: "Ç'fjalë janë ato?" Iu përgjigja: "Më tha se sa herë që të biesh të flesh këndo ajetin Kursij deri në fund dhe më tregoi, se (po të veproja kështu) Allahu do të më caktonte një roje që të qëndronte me mua dhe se asnjë shejtan nuk do të më afrohet deri në agim." Ebu Hurejra ose përcjellësi i dytë i hadithit tregojnë se shokët e Pejgamberit a.s. ishin shumë të dëshiruar për të bërë punë të mira. Pejgamberi a.s. tha: "Ai padyshim që të ka thënë të vërtetën, edhe pse është gënjeshtar i madh. A e di se me kë ke folur këto tri net, o Ebu Hurejra?" I thashë: "Jo". Ai më tha: "Ka qenë shejtani." (2311)
|