Kapitulli: 829. Në qoftë se një përfaqësues bën një blerje të palejueshme, atëherë kjo tregti është e papranueshme
1069.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Një herë Bilali i solli Pejgamberit a.s. barni (lloj hurme), ndërsa Pejgamberi a.s. e pyeti atë: "Ku i more këto?" Bilali iu përgjigj: "Kisha pak hurma më të dobëta se këto dhe i ndërrova me këto: dhashë dy sa' prej tyre dhe mora një sa barni me qëllim që t'ia sillja ato Pejgamberit a.s. për t'i ngrënë." Nga kjo Pejgamberi a.s. tha: "Ruaju, ruaju! Kjo është tamam kamatë! Mos vepro kështu, por, nëse do që të blesh hurma më të mira, shiti ato më të këqijat për të marrë paratë, pastaj bli hurma më të mira me ato para." (2312)
|