Kapitulli: 835. (Është e lejueshme) t'i thuash dikujt: "Kujdesu për pemët e mia dhe t'i ndash frutat me mua."
1077.
Ebu Hurejra r.a. tregon se ensarët i thanë Pejgamberit a.s. që t'i ndante palmat e hurmave mes tyre dhe vëllezërve ninhaxhirë (nga Meka). Ai a.s. u tha: "Jo." Atëherë ensarët u thanë atyre: "Kujdesuni për palmat e hurmave (i ujitni dhe u shërbeni) dhe i ndani frutat me ne." Ata u thanë: "Dëgjuam dhe u bindëm (pranuam)!" (2325)
1078.
Rafi Ibn Hadixh r.a. tregon: "Ne punonim në bujqësi më shumë se gjithkush tjetër në Medine. E jepnim tokën me qira me një prodhim të caktuar të kufizuar që i jepej pronarit të tokës. Nganjëherë prodhimin nga kjo pjesë e godiste vrugu etj., ndërsa pjesa tjetër mbetej e padëmtuar ose e kundërta, kështu që Pejgamberi a.s. e ndaloi zbatimin e kësaj gjëje. Atë kohë nuk përdorej floriri ose argjendi (si para për qiranë e tokës)." (2327)
|