Kapitulli: 843. Mosmarrëveshjet dhe kundërshtitë për puset e ujit dhe zgjidhja e tyre
1092.
Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kushdo që bën betim të rremë për t7i marrë apo cenuar pasurinë muslimanit do ta takojë Allahun dhe Ai do të jetë i zemëruar me të." Kështu, Allahu zbriti ajetin Fisnik: "Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël Premtimin e dhënë Allahut dhe betimet e tyre." (Kuran, 3: 77) Ndërkohë vjen Eshathi dhe thotë: "Për çfarë po ju fliste Abdur-Rahmani? Ky varg ka zbritur për mua. Pata një pus në tokën e një kushëririt tim. Pejgamberi a.s. më kërkoi që të sjell dëshmitarë (për të vërtetuar pretendimin tim). Unë i thashë se nuk kisha dëshmitarë. Më tha që le të betohet i padituri (i akuzuari) prej teje atëherë. Unë i thashë: 'O i Dërguari i Allahut! Ai do të betohet menjëherë (me rrenë)!" Pastaj Pejgamberi a.s. tha këtë fjalë (si më lart) dhe Allahu zbriti ajetin për të vërtetuar dhe për të mbështetur fjalën e tij." (2356, 2357)
|