Kapitulli: 844. Gjynahu i atij që ia ndalon ujin udhëtarit
1093.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Tri lloje njerëzish Allahu as nuk do t'i shohë Ditën e Kiametit, as nuk do t'i pastrojë ata (nga gjynahet) dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm. (Ata janë): 1. Një njeri që ka ujë të tepërt në pronën e tij rrugës dhe ua ndalon atë udhëtarëve; 2. Një njeri që i ka dhënë besën (për t7i qëndruar besnik) një drejtuesi, vetëm për përfitime dynjaje. Kështu, nëse drejtuesi i jep atij gjë, atëherë kënaqet dhe, në qoftë se nuk i jep gjë, atëherë zemërohet; 3. Dhe një njeri që e nxjerr për shitje mallin e tij pas namazit të ikindisë (pasdite vonë) dhe betohet (rrejshëm): 'Për Allah, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet)! Më kanë dhënë kaq e aq (para) për mallin tim/ Dhe blerësi e beson,/. Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi këtë ajet: "Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël Premtimin e dhënë Allahut dhe betimet e tyre." (Kuran, 3: 77). (2358)
|