Kapitulli: 845. Vlera dhe epërsia e dhënies së ujit (për ata që kanë nevojë)
1094.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Ndërsa po udhëtonte, një njeri ndjeu etje, kështu që zbriti në një pus dhe piu ujë prej tij. Kur doli, ai pa një qen që po gulçonte dhe po hante baltë nga etja. Tha (me vete): 'Ky qen po vuan nga ajo që vuajta edhe unë/ Kështu (ai zbriti në pus), mbushi këpucën me ujë, e kapi me dhëmbë, pastaj u ngjit lart e i dha ujë qenit. Për këtë vepër (të mirë) Allahu u tregua mirënjohës ndaj tij, duke e falur." Njerëzit e pyetën: "O i Dërguari i Allahut! A kemi vërtet shpërblim për shërbimin ndaj kafshëve?" Ai u përgjigj: "Po, për çdo shërbim ndaj çdo gjallese ka shpërblim." (2363)
|