Kapitulli: 846. Kush mendon se pronari i një rezervuari ose i një ene me ujë ka të drejtë më shumë se çdokush tjetër ta përdorë atë ujë
1095.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "(Betohem) për Atë (Allah), në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë do t'i përzë disa njerëz nga Keutlieri im Ditën e Kiametit, ashtu siç përzihen devetë e panjohura nga pellgu i dikujt." (2367)
1096.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Janë tri lloje njerëzish të cilëve Allahu as nuk do t'u flasë dhe as nuk do t'u hedhë shikimin Ditën e Kiametit. (Ata janë): 1. Një njeri, që betohet rrejshëm e duke gënjyer se gjoja i kanë dhënë për mallin e tij më tepër (para) se ç'i kanë dhënë në të vërtetë; 2. Një njeri, që betohet pas namazit të ikindisë (pasdite vonë) me qëllim që të zhvasë pasurinë e muslimanit; 3. Dhe një njeri, që ndalon ujin e tij të tepërt. Allahu do t'i thotë atij: "Sot Unë do të ta ndaloj Mirësinë Time, ashtu siç e ndalove ti tepricën e atij (ujit), që nuk e ke krijuar vetë." (2369)
|