Kapitulli: 848. Përdorimi i ujit të lumit për të pirë njerëzit dhe kafshët
1098.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Mbajtja e kuajve mund të jetë burim shpërblimi për dikë dhe për dikë tjetër mburojë (mjet për të fituar jetesën), ose barrë për një të tjetër. Ai për të cilin kali është burim shpërblimi, është ai që e mban atë për Çështjen e Allahut (duke e përgatitur atë për Luftë të Shenjtë) dhe e lidh atë me litar të gjatë në kullotë ose në kopsht. Ky njeri do të marrë një shpërblim të atillë, aq sa e lejon litari kalin të hajë në kullotë ose në kopsht; edhe në qoftë se ky kalë e këput litarin dhe kalon një ose dy kodra, atëherë të gjitha gjurmët e tij dhe bajgat e tij do të llogariten si punë të mira e shpërblime për atë; eclhe në qoftë se kali kalon nga një lumë dhe pi ujë prej tij, përsëri do t'i llogaritet shpërblim atij edhe sikur të mos ketë pasur qëllim për t'i dhënë ujë atëherë. (Kësisoj pra, ai është burim për të fituar shpërblime). Për të dytin kali është mburojë nga varfëria. Ai e mban atë për të fituar jetesën dhe mos t'u kërkojë të tjerëve, ndërkohë që jep edhe të Drejtën e Allahut (duke dhënë zekatin nga të ardhurat, duke i përdorur kuajt për tregti etj.)dhe nuk e stërmundon. (Kështu pra ai është mburojë). Për të tretin i cili i mban për krenari dhe për t7u dukur dhe si mjet për të dëmtuar e lënduar muslimanët, kuajt e vet janë burim gjynahesh për të. (Kështu që kali për të është barrë)." Ndërsa kur e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. për gomarët, ai u përgjigj: "Asgjë e veçantë nuk më është shpallur mua për ta përveç këtij vargu përgjithësues e të pashok: 'Kësisoj, kushdo që bën mirësi sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë. Dhe kushdo që bën keq sa një thërrmijë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë (Ditën e Kiametit për t'u shpërblyer secili për çdo vepër)/" (Kuran, 99: 7, 8) (2371)
|