Kapitulli: 853. Shlyerja e borxheve
1103.
Ebu Dherri r.a. tregon: "Isha me Pejgamberin a.s. dhe, kur ai pa malin e Uhudit, tha: "Nuk dua që të më kthehet ky mal flori, veçse (me një kusht) që asgjë prej tij, deri në dinarin e fundit, të mos më mbetet për më shumë se tri ditë, (sepse do ta shpenzoja të gjithë për Çështjen e Allahut), përveç atij dinari që do të mbaja për të paguar borxhet." Pastaj shtoi: "Ata që janë të pasur në këtë botë do të kenë pak shpërblim në Jetën e Fundit, përveç atyre që i shpenzojnë paratë e tyre këtu e atje (gjithandej për Çështjen e Allahut) dhe të këtillët janë të paktë." Pastaj më urdhëroi që të rri në vend dhe vetë iku jo shumë larg, kur dëgjova një zë. Desha të shkoj tek ai, por kujtova urdhrin që më dha: "Rri aty ku je, derisa të kthehem." Sapo erdhi i thashë: "O i Dërguari i Allahut! (Ç'qe) ajo zhurmë që dëgjova?" Ai më pyeti: "A dëgjove gjë?/r I thashë që po. Ai a.s. më tha: "Më erdhi Xhibrili (a.s.) dhe më tha: 'Kushdo nga pasuesit e tu që vdes duke mos adhuruar tjetër përveç Allahut, duke mos i vënë Atij shok në adhurim, do të hyjë në Xhenet/" I thashë: "Edhe sikur të bëjë kështu e ashtu punësh (në qoftë se vjedh, bie në imoralitet etj.)?" Ai tha: "Po." (2388)
|