Kapitulli: 855. Namazi i xhenazes së atij që ka borxh
1105.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Unë jam më i afërt për besimtarët sesa ata për njëri- tjetrin në dynja dhe në Jetën tjetër dhe, nëse dëshironi, lexoni Fjalën e Allahut: 'I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin' (Kuran, 33: 6) Kështu pra, në qoftë se një besimtar i vërtetë vdes dhe lë pas pasuri, ajo është për trashëgimtarët e tij (nga ana e babait) dhe, në qoftë se lë borxh pa shlyer, ose pasardhës nevojtarë, atëherë ata le të vijnë tek unë, pasi unë jam kujdestari i të ndjerit." (2398, 2399)
|