Kapitulli: 859. Kur ai që ka humbur diçka, e përshkruan saktë atë, atëherë sendi i duhet kthyer atij
1111.
Ubej Ibn Kab r.a. tregon: "Gjeta një qese me një qind dinarë brenda, kështu që shkova te Pejgamberi a.s. (dhe i tregova). Ai më tha: "Njoftoje ndër njerëz një vit." Kështu bëra, por askush nuk erdhi ta kërkojë, kështu që shkova përsëri te Pejgamberi a.s. dhe ai përsëri më tha: "Njoftoje ndër njerëz (edhe për) një vit." Kështu bëra, por askush nuk erdhi ta kërkojë. Pastaj kur shkova për herë të tretë, ai më tha: "Mbaje qesen dhe rripin me të cilin është lidhur dhe numëroji paratë që ka brenda, pastaj, në qoftë se vjen ai që e ka humbur, jepja atij, në të kundërt përdori ato." (2426)
|