Kapitulli: 861. Shpagimi për padrejtësitë (Ditën e Gjykimit)
1113.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur të kalojnë urën e Siratit mbi Zjarr, besimtarët do të ndalohen te një urë me hark ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit ku do t7i kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri- tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në Xhenet. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në Xhenet më mirë se ç'e njeh shtëpinë e tij në dynja." (2440)
|