Kapitulli: 862. Fjala e Allahut: "Vërtet, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët" (Kuran, 11:18)
1114.
Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Allahu do të afrojë një besimtar pranë Tij (Ditën e Llogarisë), do ta mbulojë me Perden e Tij, dhe do ta pyesë atë: 'A e di këtë gjynah e atë gjynah që ke bërë?' Do t'i thotë: "Po, o Zoti im!" Allahu do të vazhdojë ta pyesë atë, derisa ai t'i dëshmojë të gjitha gjynahet e bëra dhe do të mendojë se është i shkatërruar plotësisht, por Ai do t'i thotë: 'Me të vërtetë që Unë i fsheha gjynahet e tua në dynja dhe Unë do të t'i fal ty ato sot'. Dhe atij do t'i jepet libri i veprave të tij të mira. Sa për mohuesit dhe hipokritët, (veprat e tyre të liga dhe të padrejta do të shpallen hapur) dhe dëshmitarët do të thonë: 'Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtëtY' (Kuran, 11:18) (2441)
|