Kapitulli: 866. Në qoftë se i shtypuri e fal shtypësin, atëherë a duhet ta bëjë të njohur padrejtësinë e bërë ndaj tij?
1118.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush i ka bërë padrejtësi dikujt në lidhje me nderin e tij ose ndonjë gjë tjetër, atëherë le t7i kërkojë të falur atij qysh sot para Ditës së Llogarisë kur nuk do të ketë as flori dhe as argjend (për t'i kthyer të drejtat njëri-tjetrit). Por në qoftë se ka vepra të mira, atëherë ato vepra të mira do t7i merren atij sipas padrejtësisë që ka bërë dhe, në qoftë se nuk ka vepra të mira, atëherë do të merren gjynahet e atij, që i është bërë padrejtësi, dhe do t'i ngarkohen të parit (shtypësit, të padrejtit)." (2449)
|