Kapitulli: 867. Gjynahu i atij që zë padrejtësisht tokën e të tjerëve
1119.
Said Ibn Zejdi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kush zë sado pak nga toka e dikujt me padrejtësi atëherë atij do t'i mbështillet qafa me shtatë tokat (Ditën e Llogarisë)" (2452)
1120.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush i merr sado pak një copë tokë dikujt padrejtësisht, ai do të gremiset në shtatë Tokat Ditën e Kiametit." (2454)
|