Kapitulli: 873. Ç'thuhet për oborret e hapur të shtëpive dhe ulja atje si edhe për uljen në rrugë
1126.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kini mendjen! Ruhuni nga të ulurit në rrugë!" Njerëzit i thanë: "Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë." Pejgamberi a.s. u tha: "Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës." E pyetën përsëri: "Cilat janë të drejtat e rrugës?" Ai u tha: "Ulja e shikimit (që të mos vështrosh çfarë është e ndaluar për t7u parë), përmbajtja për të mos i lënduar njerëzit, kthimi i përshëndetjes, urdhrimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes." (2465)
|