Kapitulli: 879. Ndarja e dhenve
1133.
Rafi Ibn Hadixhi tregon r.a.: ''Ishim me Pejgamberin a.s. në Dhul- Hulejfe. Njerëzit i kishte goditur uria, ndërsa kapën disa deve dhe disa dele (si plaçkë lufte), ndërkohë Pejgamberi a.s. ishte mbrapa tyre. Ata nxituan t'i thernin kafshët, e futën mishin në enë dhe filluan ta gatuajnë. (Kur mbërriti Pejgamberi a.s.) ai urdhëroi që t'i derdhnin enët me mish, pastaj i ndau kafshët (e mbetura nga plaçka e luftës): dhjetë dele sa një deve. Një nga devetë iku dhe njerëzit iu lëshuan pas për ta kapur, derisa u lodhën. Atë kohë kishin pak kuaj. Dikush i lëshoi devesë një shigjetë, nëpërmjet së cilës Allahu e ndaloi atë. Pas kësaj Pejgamberi a.s. tha: "Disa nga këto kafshë janë si kafshë të egra, në qoftë se ju ikën ndonjëra prej tyre, atëherë bëjani kështu (qëllojeni me shigjetë si këtë)." Kishim frikë se mos përballeshim me armikun të nesërmen dhe nuk kishim thika, (kështu që i kërkuam Pejgamberit a.s.) që t7i thernim devetë me koçan kallami. Pejgamberi a.s. tha: "Përdorni çdo mjet që bën të rrjedhë gjaku dhe hani nga mishi i atyre kafshëve mbi të cilat është përmendur Emri i Allahut gjatë therjes. Mos i therni me dhëmbë ose me thonj dhe do t'u them përse: sepse dhëmbët janë eshtra (dhe nuk presin mirë), kurse thonjtë janë mjete të popullit të Abisinisë (të cilëve nuk duhet t'u përngjajmë, pasi ata janë femohues)." (2488)
|