Kapitulli: 880. Vlerësimi i një pasurie të bashkuar nga ortakët me një çmim të përbashkët
1134.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush liron një skllav që e kanë në bashkëpronësi, atëherë për të është e detyrueshme që ta lirojë plotësisht atë skllav, duke paguar çmimin e mbetur. Nëse nuk ka para të mjaftueshme për ta liruar atë, atëherë çmimi i skllavit duhet të vlerësohet drejt, ndërsa ai duhet të lejohet të punojë (pa e munduar) që të fitojë vlerën, e cila do ta çlirojë atë plotësisht." (2492)
|