Kapitulli: 886. Rasti kur dikush çliron një skllav në pronësi të dy pronarëve ose një skllave në pronësi të disa pronarëve
1141.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ai që e liron nga pjesa e vet e pronësisë një skllav me pronësi të përbashkët dhe ka aq para sa për të paguar çmimin e plotë të skllavit, atëherë le t'ua paguajë bashkëpronarëve të tjerë pjesën që u takon dhe ta lirojë skllavin tërësisht. Në të kundërt (në qoftë se nuk ka aq para), ai e ka çliruar skllavin pjesërisht." (2522)
|