Kapitulli: 889. Lirimi i një idhujtari
1144.
Hakim Ibn Hizam r.a. tregon se në kohën e paditurisë para-islame ai ka liruar njëqind skllevër dhe ka bërë kurban njëqind deve (dhe i ka shpërndarë si lëmoshë). Kur përqafoi Islamin, ai përsëri theri njëqind deve kurban dhe liroi njëqind skllevër. Ai tregon: "E pyeta të Dërguarin e Allahut a.s.: "Ç'mendon për disa vepra të mira, që i kam bërë në periudhën e paditurisë para-Islame duke i quajtur ato si vepra të mira e të drejta?" Ai më tha: "Ti e ke përqafuar Islamin bashkë me të gjitha ato vepra të mira që ke bërë." (Shih hadithin nr. 726) (2538)
|