Kapitulli: 895. Vlera dhe epërsia e dhënies së dhuratave
1151.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "O gra muslimane! Asnjëra prej jush të mos e përçmojë dhuratën e fqinjës së saj edhe sikur të jenë kockat e këmbëve të dhenve." (2566)
1152.
Urva r.a. tregon se Aishja r.a. i ka thënë: "O nipi im! Gjithnjë shihnim hënën e re, pastaj pamë edhe hënën e re të muajit tjetër dhe kështu pamë dhe hënën e re të muajit të tretë për dy muaj, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut a.s. nuk ishte ndezur zjarr (për të gatuar)." Unë e pyeta: "O tezja ime! Po çfarë u mbante ju gjallë?" Aishja r.a. tha: "Dy gjërat e zeza: hurmat dhe uji si edhe fqinjët tanë nga ensarët që kishin ndonjë manilia i dhuronin të Dërguarit të Allahut diçka nga qumështi i tyre dhe ai na jepte edhe ne të pinim." (2567)
1153.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse më ftojnë të ha qoftë edhe kockat e këmbëve të dhenve, unë do ta pranoj ftesën dhe, nëse më dhurojnë qoftë edhe kockat e këmbëve të deles, unë do ta pranoj dhuratën." (2568)
|