1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 898. Rasti kur dikush i çon një dhuratë shokut të tij në kohën kur ai ndodhet në shtëpinë e gruas tjetër dhe kështu nuk ia jep atë
›  1158 Urva r.a. tregon se tezja e tij, Aishja, i ka treguar se gratë e të Dërguarit të Allahut a.s. ishin në dy grupe. Në njërin grup ishin Aishja, Hafsaja, Safija dhe Seuda, ndërsa në ^rupin tjetër ishin Umm Selema dhe gratë e tjera të të Dërguarit të Allahut a.s.. Muslimanët e dinin dashurinë e të Dërguarit të Allahut a.s. për Aishen, kështu që, në qoftë se ndonjëri prej tyre kishte ndonjë dhuratë dhe donte t'ia jepte atë të Dërguarit të Allahut a.s., ai do ta vononte atë, derisa i Dërguari i Allahut a.s. të shkonte te shtëpia e Aishes dhe atëherë ai do t'ia dërgonte atij dhuratën në shtëpinë e saj. Grupi i Umm Selemas e shqyrtoi çështjen së bashku dhe vendosi që Umm Selema t'i kërkonte të Dërguarit të Allahut a.s. që ai t'u thoshte njerëzve që ata t'i çonin dhuratat e tyre në shtëpinë e cilësdo grua, me të cilën ai ishte. Kështu, Umm Selema i foli të Dërguarit të Allahut a.s. për atë që thanë, por ai nuk i tha asaj asnjë fjalë. Ato e pyetën Umm Seleman, por ajo i tha se ai nuk i kishte thënë asnjë fjalë. Ato i kërkuan që ajo t'i fliste përsëri. Kështu, kur qe radha e saj, ajo i foli atij përsëri, por përsëri ai nuk i tha asnjë fjalë. Kështu, ato e pyetën atë përsëri, por ajo u tha se sërish ai nuk i kishte thënë asgjë. Ato i thanë asaj që tri fliste atij, derisa ai t'i jepte një përgjigje. Kur qe radha e saj, ajo i foli atij përsëri. Atëherë ai i tha: "Mos më lëndoni tek Aishja, pasi nuk më vjen Frymëzimi Hyjnor në shtratin e ndonjë gruaje tjetër, përveçse në shtratin e Aishes." Nga kjo Umm Selema tha: "I kthehem me pendim Allahut për atë që të kam lënduar, o i Dërguari i Allahut." Pastaj grupi i Umm Selema thërrasin Fatimen, të bijën e të Dërguarit të Allahut a.s., që t'i thotë atij: "Gratë e tua të kërkojnë në Emër të Allahut që të sillesh me to me drejtësi ashtu si me të bijën e Ebu Bekrit." Pastaj Fatimja ia përcolli Pejgamberit a.s. këto fjalë, ndërsa ai i tha: "O bija ime! A nuk e do edhe ti atë që dua unë?" Ajo pohoi dhe u kthye tek ato dhe u shpjegoi gjendjen. Ato i kërkuan asaj që të shkonte përsëri, por ajo nuk pranoi. Pastaj dërguan tek ai Zejneb bint Xhahshin, e cila shkoi dhe përdori fjalë të ashpra duke i thënë: "Gratë e tua të kërkojnë që të sillesh me to me drejtësi ashtu si me bijën e Ibn Ebi Kuhafes (Ebu Bekrit)."Ndërkohë e ngriti zërin dhe iu kthye Aishes që ishte ulur dhe e fyu aq shumë, saqë i Dërguari i Allahut e vështroi Aishen duke pritur se a do t'i kthehej (edhe) ajo. Aishja filloi t'i përgjigjej Zejnebit derisa e bëri atë të pushojë. Pastaj Pejgamberi a.s. vështroi nga Aishja dhe tha: "Ajo është me të vërtetë e bija e Ebu Bekrit." (2581)
URL: