Kapitulli: 903. Është e lejuar që gruaja t'i japë dhuratë edhe dikujt tjetër përveç bashkëshortit të saj si edhe të lirojë skllevër ndërkohë që e ka burrin gjallë
1163.
Meimunah bint Harith (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) tregon se ajo e çliroi skllaven e saj pa i marrë leje Pejgamberit a.s.. Kur ajo pati radhën dhe Pejgamberi a.s. erdhi në shtëpinë e saj, ajo i tha: "A e di, o i Dërguar i Allahut, se unë e kam çliruar robëreshën time?" Ai a.s. pyeti: "A e ke liruar (tashmë)?" Ajo i tha që po. Ai a.s. tha: "Do të kishe marrë më tepër shpërblim, po t'ia kishe dhënë atë ndonjërit prej dajave të tu." (2592)
1164.
Aishja r.a. tregon se, sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. donte të dilte për ndonjë udhëtim, ai hidhte short mes grave të tij se cila prej tyre do të shkonte me të dhe cilës t7i binte shorti, atë do ta merrte. Ai do t'i caktonte secilës prej tyre (me radhë) një ditë dhe një natë. Përcjellësi i dytë i hadithit shton se Seuda bint Zemëa ia dhuroi (radhën), ditën dhe natën, e saj Aishes, bashkëshortes së Pejgamberit a.s. duke pasur si qëllim (me këtë vepër të saj) të kërkojë kënaqësinë e të Dërguarit të Allahut a.s.. (2593)
|