| Kapitulli: 904. Si të merret skllavi dhe pasuria e dhënë si dhuratë? 
                                         
                                        1165.  
                                            
                                        
                                        Misvar bin Mahrama r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ndau disa xhybe, por nuk i dha asnjë prej tyre Mahramas. Ai më tha: "O biri im, më shoqëro për tek i Dërguari i Allahut a.s."- dhe unë shkova bashkë me të. (Kur arritëm) më tha: "Hyr dhe ma thirr atë."Kështu, unë hyra dhe e thirra atë për babain tim. Ai a.s. doli me një nga ato xhybe veshur dhe tha: "Këtë e kemi ruajtur për ty (o Maharama)." Ai e vështroi atë dhe tha: "Maharama është i kënaqur" (ose mund të kuptohet edhe si fjalë e Pejgamberit a.s.: "A është i kënaqur Maharama?"). (2599)
 
 |