| Kapitulli: 911. Vlera e maniho-s (hadithi nr. 1152) 
                                         
                                        1173.  
                                            
                                        
                                        Enesi r.a. tregon: "Kur erdhën nmhaxhirët nga Meka në Medine, ata s'kishin asgjë, ndërsa ensarët kishin tokë dhe pasuri. ensarët ua dhanë atyre tokën, me kusht që muhaxhirët t'u jepnin atyre gjysmën e prodhimit vjetor, që ta punonin tokën dhe gjithë ç'nevojitet për kultivimin e saj. Nëna e Enesit, Umm Sulejmi, e cila ishte edhe nëna e Abdullah bin Ebi Talhas, i dha disa palma hurmash të Dërguarit të Allahut a.s., i cili ia dha ato skllaves së tij të liruar, Umm Ejmenit, nënës së Usame bin Zejdit.Kur Pejgamberi a.s. u lirua nga lufta me fisin e Hajberit dhe u kthye në Medine, muhaxhirët ua kthyen ensarëve frutat që ua kishin dhuruar, po kështu edhe Pejgamberi a.s. ia ktheu nënës së Enesit palmat e hurmave dhe i Dërguari i Allahut a.s. i dha Umm Ejmenit palma të tjera nga kopshti i tij në vend të dhuratës së parë." (2630)
 
 
                                         
                                        1174.  
                                            
                                        
                                        Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Janë dyzet virtyte të vyera dhe më i larti prej tyre është dhënia e një dhie maniha. Kush bën çdonjë prej këtyre virtyteve duke shpresuar shpërblimin e Allahut për të me bindje të fortë se ai vërtet do ta marrë atë shpërblim, atëherë Allahu do ta shtie atë në Xhenet për shkak të saj." (2631)
 |