Kapitulli: 913. Ç'thuhet për dëshminë e rreme
1176.
Ebu Bekra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. tha tri herë: " A t7u tregoj për më të madhin e gjynaheve të mëdha?" Të pranishmit i thanë: "Po, o i Dërguari i Allahut!" Ai a.s. tha: "(1) Vënia shok e Allahut në adhurim, dhe (2) të jesh i pabindur ndaj prindërve"-, pastaj u drejtua pasi ishte mbështetur (në krah në jastëk) dhe shtoi: "(3) dhe u këshilloj (ashpër) për dhënien e dëshmisë së rreme". Pastaj vazhdoi ta përsërisë këtë qortim sa thamë se kur do të mbarojë!" (2654)
|