Kapitulli: 916. Mjafton që të dëshmojë vetëm një burrë për sjelljen e mirë të dikujt tjetër
1180.
Ebu Bekra r.a. tregon se një burrë lavdëroi një burrë tjetër në prani të Pejgamberit a.s.. Pejgamberi a.s. i tha: "Mjerë për ty! Ia preve kokën (e vrave) mikun tënd", duke e përsëritur disa herë dhe pastaj shtoi: "Kush prej jush duhet të lavdërojë vëllain e tij, atëherë ai duhet të thotë: 'Mendoj se filani është kështu e ashtu, dhe Allahu e di saktë të vërtetën, dhe unë nuk vërtetoj sjelljen dhe moralin e mirë të dikujt përpara Allahut, e mendoj atë se është kështu e ashtu/ në qoftë se ai vërtet e di një gjë të tillë për të." (2662)
|