1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 922. Si shkruhet: "Këto janë kushtet me të cilat filani, i biri i filanit pajtohet me filanin, të birin e filanit", pa përmendur fisin ose mbiemrin
›  1186 Bera bin Azib r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. u nis për të kryer umren në muajin (11) Dhul-Ka'de, por mekasit nuk e lejuan të hyjnë në Mekë, derisa ai e vendosi bashkë me ta, duke u premtuar, se do të rrinte atje vetëm tri ditë. Kur hartuan marrëveshjen ndërmjet tyre, shkruajtën: "Këto janë kushtet mbi të cilat Muhamedi, i Dërguari i Allahut, (a.s.) pajtohet (të bëjë paqe) ...", kur ata (e ndërprenë leximin) dhe thanë: "Nuk pajtohemi me këtë, pasi, po të besonim se ti je i Dërguari i Allahut, ne nuk do të kishim ndaluar, por ti je Muhamedi, i biri i Abdullahut." Pejgamberi a.s. tha: "Unë jam i Dërguari i Allahut dhe unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahut." Pastaj ai i tha Aliut r.a. (shkruesit): "Fshiji (fjalët) 'i Dërguari i Allahuf", por Aliu tha: "Jo, për Allah, unë kurrë nuk do ta fshij emrin tënd!" Kështu Pejgamberi a.s. e mori shkresën dhe shkroi (lexoi): "Kjo është çfarë ka pranuar Muhamedi, i biri i Abdullahit: Nuk do të futet në Mekë asnjë armë, përveç atyre që janë të futura në çanta. Asnjë nga banorët e Mekës nuk do të lejohet të shkojë me të (Pejgamberin a.s.) edhe sikur të dëshirojë t'i shkojë pas tij. Ai (Pejgamberi a.s.) nuk do të ndalojë asnjë nga shokët e vet që të qëndrojë në Mekë, nëse ndonjëri dëshiron të qëndrojë atje/r Kur Pejgamberi a.s. hyri në Mekë (vitin tjetër) dhe afati i përcaktuar mbaroi, mekasit shkuan tek Aliu dhe i thanë: "Thuaji shokut tënd (Pejgamberit a.s.) të dalë nga qyteti, pasi koha (për të cilën jemi pajtuar) ka mbaruar.// Kështu pra, Pejgamberi a.s. doli nga Meka, kur nga pas i ndoqi e bija e Hamzait duke thirrur: "O xhaxhai im! O xhaxhai im!" Aliu r.a. e priti atë, e mori përdore dhe i tha Fatimes r.a.: "Merre bijën e xhaxhait tënd." Zejdi dhe Xhaferi u zunë (se kush do të kujdesej) për të. Aliu tha: "Unë kam më shumë të drejtë për të, pasi ajo është bija e xhaxhait tim." Xhaferi tha: "Ajo është bija e xhaxhait tim dhe tezja e saj është bashkëshortja ime." Zejdi tha: "Ajo është bija e vëllait tim." Ndërsa Pejgamberi a.s. e gjykoi se ajo duhej tri dorëzohej tezes së vet, sepse tezja është në vend të nënës. Pastaj i tha Aliut: "Ti je pjesë e imja dhe unë jam pjesë e jotja". Xhaferit i tha: "Ti më ngjan mua në paraqitje dhe në karakter". Kurse Zejdit iu drejtua: "Ti je vëllai ynë (në Islam) dhe skllavi ynë i liruar "^1 (2699)
URL: