Kapitulli: 924. A duhet të këshillojë imami për pajtim?
1188.
Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. dëgjoi zëra të ngritur të dy njerëzve që po grindeshin te dera. Njëri prej tyre po i lutej që t'ia lehtësonte pak borxhin dhe të ishte i ndjeshëm, por tjetri po i thoshte: "Për Allah, nuk e bëj një gjë të tillë!” I Dërguari i Allahut a.s. doli tek ata dhe i pyeti: "Cili është ai që u betua për Allah se nuk do të bëjë mirësi?" Ai u përgjigj: "Unë, o i Dërguari i Allahut! Unë do t'i jap atij çfarë të dojë." (2705)
|